Site icon Telegrafi

Pëllumbat britanikë më të shpejtë se interneti

Në garën e dhjetë pëllumbave u dëshmua se në Britani ekziston arsye për pakënaqësi sa i përket shpejtësisë së internetit. Gara kishte për qëllim të zbulonte se kush do të transferonte më shpejtë një film pesëminutësh në format digjital prej një ferme në Yorkshire deri në Skegenss rreth 120 kilometra më tutje.

Dhjetë pëllumba postierë u nisën nga pozita e tyre me nga një USB të lidhur në këmbë, derisa me lidhjen prej 200 kbps, filloi transferimi i një fajlli nëpërmjet internetit. Në momentin kur pëllumbat arritën në adresën e duhur, vetëm 24 për qind e dokumentit ishte transferuar në internet.

Edhe pse me këtë metodë u dëshmua se lidhja e internetit nëpër fshatra është tepër e ngadalshme, kritikët e kësaj ngjarje thonë se pëllumbat nuk munden ta transferojnë të njëjtin film, bie fjala, deri në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version