Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot u zgjodh kryesuesi i ri i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Pëllumb Bajqinovci.
Bajqinovci u zgjodh me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Edhe pse asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës “zgjedhjen e kryesuesit të ri”, kjo seancë u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Ndryshe, ditë më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.