Site icon Telegrafi

Pellegrini zyrtarizohet sot te Roma

Roma pritet ta bëjë edhe një goditje në afatin kalimtar të verës.

Në kryeqytetin italian do të rikthehet mesfushori fantastik, Lorenzo Pellegrini.

Pas largimit nga Roma dy vite më parë, Pellegrini shkëlqeu tek Sassuolo duke qenë lider i befasisë së këndshme të Serie A.

Por Roma ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e riblerjes së lojtarit.

‘Giallorosët’ gjatë ditës do ta zyrtarizojnë Pellegrinin pasi afati për riblerje skadon me 30 qershor.

Pellegrini do t’i kushtojë Romës 10 milionë euro aq sa ishte marrëveshja mes klubeve në kontratë.

Gjithashtu interesim për të kishin shfaqur edhe Milan e Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version