Site icon Telegrafi

Pellegrini i zhgënjyer: Ishte ndeshje e barabartë

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, thotë se është shumë i mërzitur që ekipi i tij nuk arriti në finale të Ligës së Kampionëve.

Sipas kilianit, që është në sezonin e fundit me klubin anglez, gjysmëfinalja ndaj Real Madridit ishte e barabartë dhe se problemi i vetëm i skuadrës së tij ishte mos krijimi i rasteve për gol.

Pas barazimit pa gola në Etihad, Reali fitoi 1-0 dhe me këtë rezultat arriti që të kalojë në finalen e madhe.

“Jam i zhgënjyer, sepse mendoj se ishte ndeshje shumë e barabartë me dy ekipe që nuk krijuan shumë raste”.

“Mendoj se nuk patëm probleme në mbrojtje, patëm problem në krijimin e rasteve, ashtu siç kishte edhe Real Madridi. Ata nuk krijuan shumë raste”, ka thënë Pellegrini pas takimit, transmeton koha.net.

Exit mobile version