Telegrafi

Pellegrini të vendosë për Higuain ose Raul

AS ka njoftuar se Higuain është rikuperuar nga lëndimi i muskulit të këmbës së majtë dhe është i gatshëm që të luajë në fundjavë. Mirëpo duke qenë se afrohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, trajneri kilian ka frikës se mos lëndohet sërish argjentinasi.

Kështu që, edhe pse Higuain është favorit për ta shoqëruar Karim Benzeman në sulm, Pellegrini është duke shqyrtuar mundësinë që ta inkuadrojë kapitenin Raul nga minuta e parë.

Ndeshja kundër Deportivo La Corunas, ishte e para për Raulin që luajti nga fillimi pas dhjetë ndeshjesh radhazi në bankën rezervë. Ndërsa edhe pse zhvilloi ndeshje të mirë, legjenda e Realit nuk pati fatin të shënonte në atë përballje. /Telegrafi/