Lorenzo Pellegrini është duke pritur për të nënshkruar kontratën e re me Romën.
Mesfushori italian është njëri nga më të mirët në Serie A, teksa është edhe zëvendës kapiten i Romës pas Edin Dzekos.
24-vjeçari është kërkuar prej kohësh nga klubet më të mëdha si Inter, Juventus, Paris Saint Germain, Milan, Chelsea e Manchester United.
Mirëpo ai ka vendosur që të qëndrojë te Roma edhe përkundër që klubet e interesuara kanë shprehur gatishmëri ta paguajnë klauzolën e ulët që ka vetëm 32 milionë euro.
Drejtuesit e ri të Romës i kanë përgatitur një kontratë të re deri në vitin 2025, kontratë në të cilën lojtari nuk ka klauzolë largimi.
Në kontratën e re përfshihet edhe rritja e pagës së lojtarit, i cili aktualisht fiton 2,3 milionë euro në sezon.
Paga e lojtarit pritet të dyfishohet dhe Pellegrini shihet si e ardhmja e Romës.
Reprezentuesi italian ka pranuar vazhdimin e kontratës me Romën e cila pritet të zyrtarizohet brenda këtij viti. /Telegrafi/