Telegrafi

Pellegrini: Të mposhtim njëherë Xerezin, pastaj Lyonin

“Vëmendja e skuadrës është njëherë te Xerezi, e pastaj te Lyoni. Është shumë me rëndësi të mbetemi të fokusuar te Xerezi, për faktin se gjendet në fund të tabelës”, ka thënë Pellegrini.

Kiliani shpreson që rikthimi i Cristiano Ronaldos t’i shërbejë skuadrës, dhe pret nga ai që të luajë sikurse para suspendimit. /Telegrafi/