Site icon Telegrafi

Pellegrini: Do të doja të bëhesha kapiten i Romës

Lorenzo Pellegrini (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini, planifikon që një ditë të bëhet kapiten i skuadrës.

Futbollisti italian ka lindur në Romë dhe ka ardhur nga Akademia e Giallorossëve, ashtu që konsiderohet si një pasardhës potencial i Francesco Tottit e Daniele De Rossit.

Lorenzo Pellegrini dhe Edin Dzeko (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Asnjëherë nuk lodhem duke e thënë këtë, për djemtë romakë, të luajtur këtu të jep ndjenjën e përgjegjësisë dhe krenarisë”.

“Kur hyn në fushë duket sikur po e përfaqëson familjen tënde, e cila është rritur duke i bartur këto ngjyra”.

Lexo po ashtu Lajmet për Lorenzo Pellegrinin

“Do të doja të bëhesha kapiten i Romës një ditë, për ndjenjën e përkatësisë ndihem sikur me familjen time”.

Lorenzo Pellegrini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Do të ishte nder ta përfaqësoja Romën (si kapiten) dhe tifozët tanë, miqtë e mi dhe njerëzit që i dua. Do të ishte një përgjegjësi shtesë dhe do të doja t’i drejtoja”.

“Nuk ka dyshim se do të ishte një gjë shumë e bukur”, ka thënë 22-vjeçari gjatë një bisede me DAZN.

I pyetur për mesfushorët më të mirë në botë, Pellegrini ka përmendur emrat e Daniele De Rossi, Luka Modric, N’Golo Kante dhe Sami Khedira. /Telegrafi/

Exit mobile version