Telegrafi

Pellegrini: Shpresa vdes e fundit!

“Ekipi u ndje i frikësuar dhe pa moral në një moment. Ne kemi edhe një ndeshje, shpresuam në Sevillan, por Valladolidi ka për çfarë të luajë kur të vizitojë Barcelonën në javën e ardhshme. Ne do ta mbajmë presionin deri në fund”.

“Ne e kemi ditur se ndeshja e Barcelonës ndaj Sevillas do të ishte më e komplikuar se ajo ndaj Valladolidit, por kurrë nuk i dihet. Ne duhet të mbajmë shpirtin dhe të luftojmë deri në fund. Shpresa vdes e fundit”.

“Ne kemi përmbyllur një sezon fantastik në Bernabeu. Ne fituam 18 nga 19 ndeshjet në atë stadium dhe shënuam 60 gola… Kjo është më shumë se tre gola për ndeshje. Në përgjithësi tani kemi shënuar më shumë se 100 gola. Statistikat janë këtu. Ne jemi ekipi me më së shumti gola të shënuar”, përfundoi Pellegrini. /Telegrafi/