Telegrafi

Pellegrini: Ronaldo ka nevojë për kohë

“Në ndeshjet para sezonale kemi punuar shumë në shumë aspekte dhe Cristiano ka qenë subjekt i shumë ndryshimeve, vendit, ligës… dhe kjo do të shkojë më gjatë për t’u adaptuar”, ka thënë Pellegrini, pas fitores së thellë të mbrëmshme ndaj Rosenborg në Santiago Bernabeu Trophy.

“Mendoj se ai po vjen në formë të mirë në prag të fillimit të La Liga. Unë tashmë kam të qartë gjithçka në mendjen time. Ekipi tregoi paraqitje të mira në para sezon dhe do të kem shumë opsione për të bërë një 11-she të mirë”, ka shtuar trajneri kilian.