Site icon Telegrafi

Pellegrini – Roma, ka marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe heqjen e klauzolës

Lorenzo Pellegrini . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Roma nuk do ta lejoj largimin e mesfushorit të saj Lorenzo Pellegrini.

Mesfushori i talentuar italian ka qenë shënjestër e klubeve të mëdha, si Inter, PSG, Juventus e Manchester United.

Por me ardhjen e pronarëve të rinj, ka ndryshuar gjithçka dhe Pellegrini nuk do të largohet nga Roma.

Ka një marrëveshje tani mes klubit dhe lojtarit për kontratën e re, e cila do të jetë deri në verën e vitit 2025 me tre milionë euro në sezon.

Lorenzo Pellegrini . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Lojtarit gjithashtu do t’i hiqet edhe klauzola e largimit e cila ishte shumë e ulët prej vetëm 30 milionë euro.

Dëshira e Pellegrinit është që ta përfundojë karrierën te Roma dhe ai është njëri nga lojtarët më të dashur nga tifozët, pasi ka dalë nga akademia e Giallorosëve.

Kujtojmë që mesfushori italian është edhe kapiteni i dytë i skuadrës pas Edin Dzekos. /Telegrafi/

Exit mobile version