Telegrafi

Pellegrini: Reali nuk ka nevojë për Ribery

Francezi një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në Real Madrid, por Bayerni ka qenë i vendosur të mos lejojë largimin e tij. Së fundi trajneri i klubit mbretëror ka mohuar se Reali mund të bëjë edhe një ofertë për lojtarin.

“Ka pasur shumë spekulime me shumë emra, por ekipi tash është komplet. Ka ende disa lojtarë të cilët duhet largohen në drejtim të ekipeve tjera. Për momentin, nuk ka synime për të sjellë ndonjë përforcim tjetër”, ka thënë Pellegrini.