Telegrafi

Pellegrini: Reali ishte ekip më i mirë

Përforcimi i verës i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, u fut si zëvendësues në pjesë të dytë për t’i dhënë edhe fitoren kampionit të fuqi të Spanjës. Por Pellegrini mendon se vendasit nuk e merituan fitoren.

“Në fakt nuk jam i kënaqur. Kurrë nuk kënaqem kur humbas, por jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Ne kishim posedimin dhe e dinim se dëshironim të sulmojmë. Ne kishim shumë shanse, por nuk ishim mjaft të durueshëm kur vinte puna t’i përfundojmë”.

“E dimë se si i pëlqen Barcelonës të luajë. Ata dëshirojnë ta mbajnë topin, por nuk ishin në gjendje kundër Real Madridit që ishte më i mirë se ata në shumë aspekte të ndeshjes. Mendoj se së paku merituam një barazim. Kishim më shumë shanse se ata, veçanërisht në pjesën e parë”, ka thënë mes tjerash Pellegrini./Telegrafi/