Telegrafi

Pellegrini: Reali gaboi kur shiti Sneijder dhe Robben

Të dy kishin një sezon të suksesshëm me Bayern Munichun dhe Interin, duke fituar trofetë vendorë para se të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të luajnë së bashku në finalen e Kupës së Botës.

“Florentino Perez shiti lojtarë të cilët unë i konsideroja të rëndësishëm. Ne kishim mendime të ndryshime sa i takon ndërtimit të ekipit. Ne nuk e fituam Ligën e Kampionëve pasi nuk kishim një ekip mirë të strukturuar, për të qenë në gjendje ta fitojë atë”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/