Telegrafi

Pellegrini pranon: Sonte ndeshja e fundit

“Gjatë gjithë vitit, sidomos javëve të fundit, nuk ka pasur një përgjigje të qartë. Përkundër paqartësisë, unë gjithnjë e kam pasur mbështetjen e futbollistëve. Nuk mendoj se Reali flet prapa shpinës së trajnerit, ky nuk është stili i Realit. Por nuk jam aq naiv sa të besoj se gjithë këto njoftime janë spekulime të thjeshta”.

“Nëse, për çfarëdo arsye, ky projekt nuk vazhdon më, personi që do të vijë në krye do të ketë punë të vështirë… Ai duhet të bëjë më shumë se 100 pikë për të qenë më i suksesshëm se unë. Unë e di që nëse dështojmë ta fitojmë titullin, nuk do të ishte mirë, por vendimi i fundit nuk do të ndryshojë shumë, si e fituam, si nuk e fituam titullin”, përfundoi deklaratën e tij Manuel Pellegrini. /Telegrafi/