West Ham Unitedi pësoi humbje si mysafir i Manchester Unitedit me dy penallti të akorduara për Djajtë e Kuq dhe një gol të anuluar të skuadrës vizitore.
Trajneri Manuel Pellegrini mendon se skuadra e tij është dashur ta fitonte këtë ndeshje dhe po të ishte zbatuar teknologjia e VAR-it në Ligën Premier, ekipi i tij do të kishte dalë triumfues.
“Mendoj se është dashur t’i fitonim tri pikët. Luajtëm ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford dhe ishte një paraqitje e mirë, por fatkeqësisht nuk mundëm të fitonim”.
“Nuk dua të ankohem për gjyqtarin, sepse mendoj se të gjitha ishin vendime të vështira, por nuk ishte penallti në Juan Matan dhe goli ynë i anuluar ishte pozitë brenda loje për 30 centimetra”.
“Golin e dytë që e shënuan ishte një gabim dhe po ashtu pozitë jashtë loje, përkundër se ne gabuam për ndërtimin e aksionit. Me VAR mendoj se do ta kishim fituar këtë ndeshje”, ka deklaruar Pellegrini për BT Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/