Telegrafi

Pellegrini: Nuk po e bëj Realin si Barcelona

“Nuk po mundohem të bëj Real Madridin të luajë si Barcelona”.

“Ato janë dy skuadra të dallueshme, dy institucione të ndryshme, dy grupe të ndara tifozësh dhe dy mënyra shumë të ndryshme qasjesh ndaj futbollit”, ka thënë Pellegrini për “Marca”, i cili të mërkurën do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, Villarreal.

‘Kthimi te Villarreali është gjithmonë kënaqësi. Kam kaluar pesë vite në një superklub, ku kam pasur mundësinë të njoh njerëz të shkëlqyer të cilët udhëheqin institucionin, të formoj një ekip nga lojtarë të mëdhenj dhe të kompletoj pesë sezone të jashtëzakonshme”, ka shtuar ish-trajneri i Villarrealit.