Telegrafi

Pellegrini: Nuk kam kërkuar nënshkrime të reja

Një mbrojtës i majtë dhe një mbrojtës i qendrës janë përmendur si opsione të mundshme përforcimi për Realin gjatë afatit kalimtar dimëror, por Pellegrini thotë se nuk ka nevojë për lojtarë të rinj.

“Nuk kam kërkuar lojtarë. Ekipi është i kompletuar. Kurrë nuk ka qenë synimi im të nënshkruajmë, pavarësisht lëndimit të Pepe. Mendoj se ne mund ta mbajmë çdo lojtar deri në fund të sezonit. Në princip, nuk mendoj se kemi nevojë për përforcime”, ka thënë Pellegrini./Telegrafi/