Telegrafi

Pellegrini: Nuk do të largohem nga Reali

Goli i barazimit i shënuar nga boshnjaku Miralem Pjanic ishte i mjaftueshëm për të kualifikuar Lyonin në çerekfinale të garës evropiane me rezultat të përgjithshëm 2-1.

“Nuk do të jap dorëheqje, nuk do të largohem nga lufta. Sigurisht të gjithë jemi të zhgënjyer pasi dëshiruam të shkojmë më larg në këtë garë, por kurrë nuk kam menduar për dorëheqje”, ka thënë Pellegrini.

“Këtë pyetje duhet t’ua bëni drejtuesve. E shoh veten në të njëjtën situatë siç isha dje, sigurisht me një zhgënjim më të hidhur për shkak të eliminimit. E ardhmja ime varet vetëm nga bordi, e vetmja gjë që unë mund të bëj është të vazhdoj të punoj siç kam bërë deri tash”, ka thënë Pellegrini./Telegrafi/