Telegrafi

Pellegrini: Nuk do ta ndërroj filozofinë për shkak të Realit

Strategu kilian sot edhe zyrtarisht u prezantua nga ana e presidentit të ri të klubit spanjoll, Florentino Perez.

“Nuk do ta ndryshoj filozofinë time për shkak të Realit, sërish do të jem po ky. Në të njëjtën kohë jam i lumtur dhe ambicioz. Gjithmonë e dija se do të vijë dita kur do ta drejtoj Realin”, ka thënë Pellegrini, i cili ka 23 vite përvojë si trajner.

“Pata fat që Florentino më zgjodhi mua për të realizuar atë projekt të madh. Mendoj se do të arrij të dëshmoj se e ka bërë zgjidhjen e duhur. Presioni më jep motiv shtesë për punë dhe kritikat e shtypit nuk do të më ndryshojnë”, ka shtuar kiliani.