Telegrafi

Pellegrini: Nuk brengosem për të ardhmen

“Nuk po brengosem për atë që po ndodh. Ne do të ulemi të bisedojmë në momentin e duhur. Unë nuk dua të kërkoj falje, e as të mbivlerësoj të arriturat e mia”.

“Që nga fillimi, kanë ekzistuar kritikat të cilat kanë qenë negative. Unë kam një vit tjetër në kontratën time dhe shpresoj se do ta respektoj atë dhe në asnjë moment klubi nuk më tha se nuk do ta përmbush atë”.

“Unë e di saktësisht çfarë kam bërë dhe çfarë duhet të bëj. Nuk është koha për të bërë vlerësime ose të flasim për ata që do të vijnë apo do të shkojnë”.

“E ardhmja ime është gjëja e fundit që më intereson. Ne do të tentojmë të fitojmë shtatë ndeshjet e fundit. Na duhet të presim se si Barca do ta përfundojë sezonin e vet”, deklaroi Pellegrini. /Telegrafi/