Telegrafi

Pellegrini mbetet në Angli

Ish-menaxheri i Manchester City, Manuel Pellegrini mund të jetë i vendosur për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Southamptonit. 

Dëshira e ‘shenjtorëve’ për të zëvendësuar ish-trajnerin Ronald Koeman, është të gjejnë dikë që predikon një stil të lartë të lojës, me shumë pasime dhe që ka në fokus të rinjtë.

Sipas The Telegraph, kjo ide klubin angleze e ka çuar te trajneri kilian, Manuel Pellegrini.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë, edhe Claude Puel e Vitor Pereira bashkohen me trajnerin kilian, i cili besohet të jetë i prirur për të mbetur në Ligën Premier League, në listën e ngushtë të trajnerëve.

The Telegraph gjithashtu vazhdon duke deklaruar se ish-trajneri i Lille dhe Romës, Rudi Garcia, ka rënë nga gara për të marrë drejtimin e Southamptonit. /Telegrafi/