Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se është i lumtur që ka evituar përballjen me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Manchester City do të përballet me kampionin e Francës, PSG, e cila në fazën paraprake kishte eliminuar klubin anglez Chelsea, transmeton Koha.net.
“Për mendimin tim Barcelona është ekipi që bën dallimin në këtë garë, por ekipet e tjera janë njësoj. Asnjëherë nuk e dini se cili është shorti më i lehtë kur mbesin tetë ekipe”.
“Ndoshta ka ekipe që kanë emra të mëdhenj në skuadër më pak se të tjerët, por janë këtë fazë sepse kanë mposhtur të tjerët”, ka thënë Pellegrini, raporton Goal.