Telegrafi

Pellegrini kërkon hakmarrje ndaj Bacelonës

Klubi mbretëror mbrëmë përsëri është rikthyer në maje të tabelës së La Ligas, në prag të derbit më të famshëm spanjoll që zhvillohet të shtunën në Santiago Bernabeu. Manuel Pellegrini beson në triumf ndaj katalanasve dhe kërkon hakmarrje për humbjen në Camp Nou.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë kundër Racing dhe këtë e bëmë. Nuk pranuam gol dhe e ruajtëm fuqinë. Ndoshta nuk ishim shumë të ashpër në sulm, por kishim më shumë shanse”.

“Tash mund të kthehemi kah ndeshja me Barcelonën. Është e nevojshme të bëjmë atë që kemi bërë çdo ditë me qëllim që të fitojmë në ndeshjen e ardhshme. Nuk mund të humbin identitetin tonë. Do të përpiqemi të fitojmë dhe ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë. Duhet t’i kthejmë pikët e humbura në Nou Camp”, ka thënë Pellegrini./Telegrafi/