Telegrafi

Pellegrini kërkon edhe tre përforcime të reja

Pavarësisht harxhimeve marramendëse në Kaka, Cristiano Ronaldo, Raul Albiol dhe Karim Benzema, Pellegrini thotë se opsionet e tij të mesfushës janë të pakta.

“Departamenti sulmues është i kompletuar. Por ne kemi mungesë të dy mesfushorëve dhe një anësori. Do të doja që ekipi të strukturohet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kiliani.

Pellegrini ka thënë po ashtu se ai e ka të përfshirë në planet e tij mesfushorin holandez Wesley Sneijder.

“Sneijder është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i nevojshëm për lojën tonë. Do të përpiqemi ta mbajmë. Largimet do të varen nga përforcimet e reja”, ka shtuar Pellegrini.