Telegrafi

Pellegrini: Ishte sezon fantastik

“Ne e kemi ditur se do të jetë e vështirë ta fitojmë kampionatin, por unë ende mendoj se ky sezon ishte fantastik në La Liga. Është logjike që klubi duhet të konsiderojë opsionet e veta në fund të sezonit, por unë nuk dua të flas për postin tim. Unë mendoj se kemi një bazë të mirë të projektit tonë dhe unë dua të jem i përfshirë në të”.

“Nga pikëpamja personale, ka qenë e ditur se do ishte e vështirë ta tejkalojmë Barcelonën. Ajo është një skuadër e mirë që prodhon futboll të mrekullueshëm, që u ndërtua në bazë të fondacioneve të viteve te kaluara”, ka thënë Pellegrini pas ndeshjes. /Telegrafi/