Telegrafi

Pellegrini i ngazëllyer pas fitores ndaj Valencias

Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo ishin në listën e golashënuesve për t’i ndihmuar Real Madridit të shënojë fitore 2-0 mbrëmë ndaj Valencias, që ishte fitorja e 14-të në 15 ndeshjet e fundit për mbretërit.

“Ekipi e ka ruajtur nivelin gjatë gjithë sezonit. Në Bernabeu kemi luajtur 16 ndeshje dhe kemi fituar 15. Gjithmonë e kemi ngritur performacën pas momenteve të vështira”.

“Nuk më intereson çfarë bën Barcelona. Tashmë kemi luajtur kundër tyre. E vetmja gjë që më intereson është që ekipi të mos dështojë pas humbjes ndaj tyre, por ne kemi treguar një karakter të fortë edhe ndaj Almerias e edhe në këtë ndeshje”, ka thënë kiliani. /Telegrafi/