Telegrafi

Pellegrini i lumtur me rikthimin e Ronaldos

Mbetet të shihet se sa kohë do të fitojë Ronaldo, por Pellegrini sigurisht se do ta aktivizojë për ta ‘nxehur’ atë për takimin e vikendit kundër Barcelonës që zhvillohet në Nou Camp.

“Cristiano Ronaldo ia ka dalë mirë gjatë disa seancave të fundit stërvitore, ai është në ekip dhe ne do të shohim nëse ai do të aktivizohet kundër Zurichut”, ka thënë Pellegrini.

“Është e pamundur të mos ju mungojë një lojtar me kualitetet e Cristiano Ronaldos. Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë, por nuk mund të vareni nga një lojtarë dhe ekipi është përgjigjur mirë në mungesë të tij”, ka shtuar kiliani./Telegrafi/