Telegrafi

Pellegrini i kënaqur pas fitores ndaj Racing

Gonzalo Higuain ishte autori i golit të vetëm të fitores, tre pikët e të cilës e pozicionojnë Realin në maje të tabelës së La Liga, për të parën herë këtë sezon.

“Ne goditëm shtyllën dy herë. Jam i kënaqur me tre pikët dhe me sigurinë tonë në mbrojtje. Është gjithmonë vështirë të rikthehesh pas 15 ditësh”.

“Ne patëm një eliminim të vështirë nga Kupa e Mbretit dhe ekipi u përgjigj në mënyrën më të mirë”, ka thënë Pellegrini./Telegrafi/