Telegrafi

Pellegrini i kënaqur me lojën kundër Villarrealit

Gonzalo Higuain dhe Kaka që të dy shënuan nga dy gola, por figura qendrore te mbretërit ishte Ronaldo, i cili bëri mbase paraqitjen më të mirë të sezonit, duke shënuar edhe njërin prej golave.

“Jam tërësisht i kënaqur dhe i lumtur me punën e ekipit. Numrat janë të rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur me punën që po bëjmë. Jam shumë i kënaqur pasi humbja nga Lyoni ndikoi emocionalisht që ekipi të përmirësojë lojën”, ka thënë Pellegrini./Telegrafi/