Telegrafi

Pellegrini i kënaqur me fitoren e thellë

“Jam i lumtur se si ekipi u përgjigj, por ka shumë të meta për t’u rregulluar. Megjithatë ne po e përmirësojmë lojën tonë dhe aftësitë për të shënuar. Tash kemi shtatë ose tetë fitore me më shumë se tre gola”.

“Ai (Higuain) ka qenë mjaft i shqetësuar gjatë javës por ka një karakter të shkëlqyeshëm. Është e padrejtë që ai të akuzohet se po humb shanse dhe se është vetjak. Ai ka pasur të njëjtat ndjenja si të gjithë. Ne të gjithë jemi të lënduar”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/