Telegrafi

Pellegrini i kënaqur me fitoren 6-0 të Realit

Reali madje kaloi në epërsi të katërfishtë (4-0), pas 34 minutash falë dygolëshave të Gonzalo Higuain dhe Rafael van der Vaart. Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, i cili festoi ditëlindjen e 22-të, po ashtu u shënuan në listën e golashënuesve në pjesën e dytë.

“Ne duhet ta bëjmë këtë vazhdimisht. Luajtëm 90 minuta të qëndrueshme, me intensitet. Ruajtëm sigurinë tonë në mbrojtje dhe u munduam të shënojmë sa më shumë gola. Tash duhet ta ruajmë këtë edhe për pjesën tjetër të ligës”, ka thënë Pellegrinin pas takimit./Telegrafi/