Telegrafi

Pellegrini: Higuain nuk është në shitje

“Gonzalo Higuain është një lojtar për Real Madridin, lojtar i mrekullueshëm, shumë i ri dhe me të ardhme të ndritur. Nuk mendoj se klubi mendon të vazhdojë pa të”.

“Ai është lojtar i ri që po përmirësohet çdo vit. Ai është shumë i fuqishëm dhe jam krenar që ai është këtu. Përmirësimi i tij nuk është rastësi, ai po stërvitet shumë çdo ditë”, deklaroi Pellegrini.

Real Madridi është lidhur me një transferim të Wayne Rooneyt dhe David Villas, në kohën kur mbretërit po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të radhëve të veta në sulm. /Telegrafi/