Raportet e fundit thonë se trajneri kilian, Manuel Pellegrini, është në prag të marrë përsipër detyrën si trajner Milanit.
Ish trajneri i Manchester Cityt ka deklaruar disa herë gjatë muajve të fundit se i pëlqen Serie A, dhe Rosonerët e duan si zëvendësues të trajnerit italian, Christian Brochi, të cilit kontrata do t’i skadojë me 30 qershor.
Sipas La Segunda, është duke u përgatitur për të fluturuar në Itali dhe për të finalizuar një kontratë me ‘djallin’.
Megjithatë, duhet të pritet pak, pasi presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është aktualisht në bisedime për të shitur klubin tek një konsorcium kinez, dhe kjo do të thotë se buxheti për sezonin e ardhshëm ende nuk është vendosur dhe të gjitha bisedimet e kontratës janë në pritje. /Telegrafi/