Telegrafi

Pellegrini edhe zyrtarisht merr drejtimin e Realit

Pas shumë javësh spekulime, Reali sot në mbrëmje edhe zyrtarisht ka publikuar një deklaratë se Pellegrimi do të qëndrojë në stolin e Bernabeu, duke zëvendësuar aventurën gjashtëmuajshe të Juande Ramos.

“Real Madrid dhe Manuel Pellegrini kanë arritur marrëveshje që kiliani të bëhet trajner i ekipit të parë. Presidenti i Nderit, Alfredo di Stefano, dhe Presidenti i Klubit, Florentino Perez, zyrtarisht do ta prezantojnë trajnerin ri më 2 qershor në Santiago Bernabeu”, thuhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Pellegrini, i cili kaloi pesë vite të suksesshme në Villarreal, është lidhur me detyrën për disa javë, por agjenti i tij pati mohuar se kishte ndonjë marrëveshje.