Telegrafi

Pellegrini: E dua La Ligan

“Nuk mendoj se karriera ime mbaroi pasi e drejtova Real Madridin. Unë nuk jam i idesë që tani mund të drejtoj vetëm Manchester United apo Milanin, nuk është logjike kjo. Për mua, më shumë se në ekipe, jam i interesuar në projekte, pasi që unë mund të arrij suksese kudo, si në klube si në ndonjë kombëtare”.

“Unë gjithnjë kam thënë se e dua Kampionatin spanjoll. Në fakt, unë kalova gjashtë vite këtu dhe unë jam zgjedhur trajneri më i mirë, ndërsa tani mendoj se kam një emër të mirë që mund të më lejojë të drejtoj klube tjera. Ju do të befasoheni nëse ju tregoj numrin e klubeve që më kontaktuan dhe që i refuzova. Ç’është e vërteta, unë mendoj se tani duhet të pushoj deri në dhjetor dhe më pas të rikthehem”, deklaroi Pellegrini për AS. /Telegrafi/