Telegrafi

Pellegrini drejt Liverpoolit?

Daily Mail shkruan se trajneri i shkarkuar i Realit, mund të jetë një prej kandidatëve të fuqishëm për të zëvendësuar Rafa Benitez në Anfield.

Kiliani thuhet se dëshiron të provojë veten në Ligën Premier dhe tashmë ka pranuar se ka oferta nga Anglia, Turqia dhe Italia.

Ai është spekuluar se mund të jetë numri dy në stolin e Manchester United, krahas Alex Ferguson, pas largimit të Carlos Queiroz. /Telegrafi/