Telegrafi

Pellegrini: Do të sulmojmë nga minuta e parë

“Do të jetë një ndeshje ndërmjet dy skuadrave të mëdha me lojtarë të shkëlqyer. Është shumë me rëndësi për ne që të sigurojmë tri pikët, dhe ne do t’i kërkojmë ato nga minuta e parë”.

“Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe ta rikthejmë vendin e parë (në grup), megjithatë përsëri do të na mbetet që t’i fitojmë edhe dy ndeshjet tjera të fazës së parë (fazës grupore)”, ka thënë kiliani për faqen zyrtare të Los Blancos. /Telegrafi/