Telegrafi

Pellegrini: Dështimi në La Liga, dënim

“Për Barcelonën dhe për ne, të përfundojmë sezonin pa asnjë titull është dënim i rëndë. Teorikisht, për neve është më vështirë, sepse ne nuk e fituam atë vitin e kaluar. Ne shpresojmë se forma që kemi shfaqur në La Liga do të na shpjerë deri te titulli”, tha kiliani.

Në fund të konferencës për shtyp, Pellegrini shtoi se ndeshja e të mërkurës ndaj Mallorcas, është më e vështira nga të gjitha ndeshjet e mbetura. Mallorca është në pozitën e katërt dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, kur dihet se klubi nga ishulli është pothuajse i pamposhtshëm në shtëpi. /Telegrafi/