Telegrafi

Pellegrini: Benzema, Ronaldo e Kaka do të shkëlqejnë kundër Lyonit

“Skuadra është optimiste. Kemi vetëbesim më shumë në mundësinë e kualifikimit, sesa frikë nga eliminimi sikurse në vitet e fundit”, është shprehur trajneri kilian në një konferencë për shtyp.

Pelegrini ka thënë se Karim Benzema është rikuperuar nga lëndimi dhe është në gjendje të përballet ndaj ish-skuadrës së tij.

Ndërkohë që Crisitano Ronaldo, sipas trajnerit, do të jetë frymëzimi i skuadrës për të vazhduar garën dhe për të lënë pas vetes dështimet e viteve të fundit.

Pellegrini ka folur edhe për Kaka, duke thënë se ai po luan mirë sepse nuk ka më dhimbje, njëherit trajneri pret më shumë nga braziliani. /Telegrafi/