Telegrafi

Pellegrini: Barca ende nuk është kampion

“Ne kemi thënë para ‘el Classicos’ se nuk mund t’ia lejojmë vetes të mendojmë se nëse e fitojmë ‘el Classicon’ do ta fitojmë La Ligan, ashtu si nëse do të humbasim, shpresat për titull nuk janë të shuara. Sezoni mbaron më 16 maj, kështu që do të tentojmë të luajmë për fitore deri në javën e fundit”.

“Ky ekip do të arrijë të rimëkëmbet ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Unë i kam parë lojtarët e mi të përkushtuar ditëve të kaluara, të fokusuar për t’u rikthyer nga humbja. Nuk mund t’ia lejojmë vetes ndonjë goditje të rëndë pasi që duhet t’i fitojmë shtatë ndeshje me rëndësi. Është me rëndësi që të jemi mentalisht të përgatitur për duelin ndaj Almerias”, deklaroi Pellegrini. /Telegrafi/