Telegrafi

Pellegrini asnjëherë nuk ka folur me Milanin

Manuel Pellegrini është në kërkim të një projekti të ri, mirëpo ai nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Milanin – ka bërë të ditur agjenti i trajnerit.

Ka pasur njoftime se tashmë ish-trajneri i Manchester Cityt është pranë që të marrë drejtimin e Rossonerëve. Por, duket se këto janë vetëm spekulime.

“Kontakti me Milanin? Ato janë spekulime të pastra. Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk ka pasur asnjëherë kontakt ndërmjet Rossonerëve dhe Pellegrinit, ju siguroj për këtë”.

“Ai është në kërkim të një projekti të ri, ku mund të punojë mirë dhe me mendje të qetë. E përsëris, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Milanin”, ka deklaruar Jesus Martinez për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/