Pietro Pellegri u kërkua nga shumë skuadra të mëdha, por në fund zgjodhi kalimin te Monaco.
Kalimi i tij klubit francez nga Genoa i kushtoi 21 milionë euro, plus katër të tjerë në formë të bonuseve.
Me 15 vite dhe 280 ditë në supet e tij ai u bë lojtari më i ri që debutoi në një ndeshje të Serie A, ndërsa me 16 vite e 194 ditë me dy golëshin ndaj Lazios bëhet lojtari i parë që ka lindur pas vitit 2000, dhe arrin të shënon numër të tillë të golave në një ndeshje në pesë ligat më të mëdha evropiane.
Italiani i lindur më 16 mars 2001, sot (e shtunë) ka shënuar edhe një tjetër arritje historike. Asnjë lojtar 16 vjeçar nuk ishte shitur më parë në vlerë 25 milionëshe.
Ai nënshkroi për pesë vite me Monacon dhe në vit do të fitojë një milion euro, ndërsa më poshtë keni fitimet e tij (të rrumbullaksuara):
Në minutë: 1.90 euro cent
Në orë: 114 euro
Në ditë: 2.739 euro
Në javë: 19.178 euro
Në muaj: 83.333 euro. /Telegrafi/