Telegrafi

Pelle dëshmon se ka ende vend për sulmuesit tradicionalë

Njeriu i madh është kthyer me Graziano Pellen, që është bërë i rëndësishëm në suksesin e Përfaqësueses të Italisë dhe po e ringjall rolin e sulmuesit tradicional në botën e futbollit.

Sulmuesi i Southamptonit, Pelle, nuk ka qenë i popullarizuar dhe i dashur për tifozët kur seleksionuesi Antonio Conte ka publikuar listën e futbollistëve për “Euro 2016”, shkruan Daily Mail.

Pelle ishte ndër të fundit që është ftuar nga Conte dhe ftesën e parë për të luajtur për Italinë e ka marrë në moshën 28-vjeçare. Conte vendosi t’i besojë sulmuesit Pelle para Mario Balotellit për “Euro 2016”.

Shumica e italianëve ishin të bindur se Pelle është vetëm një dëshmi se Italia do të jetë e limituar në fazën e sulmit, por sulmuesi i Southamptonit ka udhëhequr “azzurët” drejt çerekfinales ku do të përballen me Gjermaninë, të shtunën mbrëma.

Pelle ka shënuar dy gola deri më tash në “Euro 2016” dhe që të dy ishin të rëndësishëm, pasi vulosën fitoret ndaj Belgjikës dhe Spanjës. Madje të dy golat Pelle i ka shënuar pas minutës së 90-të.

Ai pritet të jetë një prej lojtarëve më të rrezikshëm edhe ndaj Gjermanisë. /Telegrafi/