Site icon Telegrafi

Pelivanov dhe Saramandova zgjidhen prokurorë në Prokurorinë e Lartë të Maqedonisë

Prokurori Trajçe Pelivanov, i cili ishte edhe pjesë e PSP-së, sot është zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publikë për prokuror në Prokurorinë e Lartë e Shkupit.

Vend në Prokurorinë e Lartë ka marrë edhe prokurorja Natasha Saramandova.

Në garë për dy vendet ishin 16 kandidatë, ndërsa Pelivanov dhe Saramandova morën besimin e anëtarëve të këshillit.

Para votimit, disa nga anëtarët e këshillit theksuan se të gjithë aplikantët e meritonin ngritjen në Prokurorinë e Lartë dhe vetëm nuancat nga karriera e tyre e mëparshme do të jenë vendimtare në përzgjedhje./Telegrafi/

Exit mobile version