Site icon Telegrafi

Peliçja, praktike dhe urbane për damat që e duan të bukurën

Modele të ndryshme të peliçeve janë prezantuar nga stilistët në pasarelat e fundit. Tendencat janë me ngjyra të larmishme e të gjalla: e verdha, e kuqja, roza, bezha dhe e kaltra. Markat më të mira kanë dizajnuar linja të veçanta dhe shumë origjinale. Peliçe të gjata dhe të shkurtra, ku vërehet një gamë e gjerë për zgjedhjen e modeleve. Peliçja është ndër veshjet më në modë për stinën e ftohtë, për t’u mbrojtur nga i ftohti, por edhe për një pamje alternative.

Ndër krijimet më të pëlqyera janë ato të propozuara nga stilistët me ngjyrat rozë dhe turkeze. Veshja ideale për t’u kombinuar me një peliçe është një fund lëkure – tendencë e fundit e modës. Edhe për sezonin 2014-2015, ngjyra pink konfirmohet si një ngjyrë mjaft e dashur nga stilistët. Po ashtu, edhe propozimi i ngjyrës së verdhë në limon, që vjen nga marka të tjera është një veshje alternative për mbrëmjet e fundvitit. 

Elia Zharia

Në rastet e një veshjeje njëngjyrëshe, një peliçe në tri ngjyra kontrasti do të të jepte një stil krejt të veçantë.

Juliana Pasha

Peliçet mund të jenë të gjata apo të shkurtra, me një apo kopsë të dyfishtë, njëngjyrëshe apo me stampa dhe me ngjyra, shkruan revistaclass. Kthehen në modë këtë vit modelet me efekte natyrale të cilësisë së lartë.

Irena Kita

Stili animal, gjithmonë shumë i dashur, konfirmohet si tendenca që dominon koleksionet e brendeve të mëdha ndërkombëtare. /Telegrafi/
 

Exit mobile version