Site icon Telegrafi

Peliçet, joshëse dhe praktike për të luftuar të ftohtin

Moda për këtë dimër është tepër joshëse dhe praktike për të luftuar të ftohtin, ndaj nëse nuk keni, blini peliçe me ngjyra, veshje me pupla, xhaketa lëkure, leshi dhe mos harroni, flokët e krehur të gjatë të lëshuar do jua shtonin dhe më tepër bukurinë. E nëse femrat e bëjnë këtë, qyteti mund të transformohet lehtësisht në një xhungël urbane plot me ngjyra.

Puplat dhe veshjet e leshit mund të durojnë dhe ngjyrat e forta, si ato fluoreshente dhe kjo mund t’ju tregojë edhe më të dobët në dukje, pavarësisht veshjes së trashë.

Për ata që nuk kanë mundësi me peliçet e shtrenjta mund të shfrytëzojnë ato peliçe dhe jelekë të punuar nga leshi i deles. /Telegrafi/
 

Exit mobile version