Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit.
Befasia e xhiros ishte humbja e nënkampionit dhe favoritit Cleveland Cavaliersit të LeBron James.
Cavs pësuan humbjes si mysafirë të skuadrës së New Orleans Pelicans me rezultat 123-101.
Vetëm çereku i tretë i takoi Cavaliers ndërsa në dy të tjerë triumfoi New Orleans, kurse periudha e dytë ishte e barabartë (30:30).
James duket se nuk e kishte ditën pasi që realizoi 18 pikë ndërsa më i miri në parket te Cleveland ishte Kevin Love, i cili realizoi “double-double” në saje të 26 pikëve dhe 11 kërcimeve.
Në anën tjetër, dy basketbollistë të “pelikanëve” shkëlqyen me paraqitjet e tyre. Fillimisht, Anthony Davis me “double-double” prej 30 pikëve dhe 14 kërcimeve dhe më pas DeMarcus Cousins, i cili bëri “triple-double” me 29 pikë, dhjetë asistime 12 kërcime.
Ndryshe, New Orleans dhe Cleveland kanë bilanc të njëjtë në kampionat duke fituar tre ndeshje dhe humbur tre sosh. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Bulls – Thunder 69:101
Grizzlies – Rockets 103:89
Heat – Celtic 90:96
Jazz – Lakers 96:81
Mavericks – Philadelphia 110:112
Portland – Suns 114:107
Clippers – Pistons 87:95