Site icon Telegrafi

Peleshi për zjarret në Shqipëri: Të shqetësuar dhe me pak mundësi për të hyrë në Karaburun

Banorët e fshatit Gjormë në zonën e  lumit të Vlorës po evakuohen nga banesat e tyre, ndërkohë që era nuk ka favorizuar situatën me zjarret gjatë ditës së sotme.

Në një dalje live, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u bëri thirrje këtyre banorëve të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim, ndërsa tha se beteja më e nxehë mbetet Karaburuni.

“Jemi në mes të situatave të rrezikshme, kryesisht në qarkun e Vlorës, por edhe më tej në të gjithë Shqipërinë kemi shtrirje. Dje kemi shmangur në Fushë Arrëz prekjen e banesave, sot jemi të angazhuar dhe te shqetësuar dhe me pak mundësi për të ndërhyrë në pjesën e Karaburunit, në kufi me parkun e  Llogarasë. Beteja jonë më e nxehtë ka qenë aty për të shmangur prekjen e parkut, por le të marrim kohën dhe burimet i kemi për të shmangur fshatrat që kemi në zonën e banuar”, tha Peleshi.

Exit mobile version