Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se, zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Teksa ndau pamje të operacionit të shuarjes së zjarrit, Peleshi bëri të ditur gjithashtu se, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme. /Telegrafi/